David L. Phillips

David Philips shprehet i shqetësuar për situatën në Ballkanin Perëndimor, pas fushatës së Rusisë në Ukrainë

Drejtori i programit për paqen dhe të drejtat e njeriut dhe analisti i shquar,  Dejvid Filips shprehet i shqetësuar për situatën në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht pas fushatës të Vladimir Putinit në Ukrainë. Sipas tij kemi të bëjmë një situatë shumë shqetësuese. Deklarata e Putinit para dy ditësh, për përdorim të armëve bërthamore, tregon që lufta mund të bëhet më e gjerë, nuk përjashtoj që Putini mund të përdorë armë kimike, biologjike e bërthamore, ndaj jam shumë i shqetësuar”. Ndoshta në dimensione me të vogla, një situate e tillë mund të ndodhë edhe në Ballkanin perëndimor, ku Serbia duket i vetmi aleat i Kremlinit në rajon. Bota është e ndarë midis demokratëve dhe autokratëve. Vuçiq është në anën e autokratëve. Nëse Putini ndihet i dëshpëruar për shkak të humbjes së luftës, mund të përpiqet ta shpërqendrojë Perëndimin dhe NATO-n, duke hapur një front tjetër e duke përdorur Serbinë dhe Vuçiqin si një luftë në distancë. Duhet të përgatitemi për këtë”, shton profesori amerikan.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosje

Partia Vetëvendosje ka shpenzuar mjete dukshëm më shumë se sa PDK, LDK dhe AAK marrë së bashku

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka publikuar raportet e shpenzimeve të tremujorit të fundit të …