Deçani do të bëhet me ndërmarrjen lokale “Higjiena”

Qeveria ka miratuar vendimin për themelimin e Ndërmarrjes Publike Lokale “Higjiena” në Deçan. Ndërmarrja është themeluar me 100% aksione të Komunës së Deçanit. Komuna do të veprojë si aksionar i vetëm i ndërmarrjes në regjistrimin e saj sipas ligjit.

Të drejtat e aksionarit do t’i ushtrojë Komisioni Komunal i Aksionarëve, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Kryetari i komunës Bashkim Ramosaj e ka mirëpritur këtë vendim për themelimin e Ndërmarrjes Publike Lokale ,,Higjena’’.

Ndërmarrja do të ushtrojë veprimtarin në grumbullimin, trajtimin dhe menaxhimin e mbeturinave, hapjen e rrugëve nga dëbora, shërbimet e mirëmbajtjes së varrezave dhe funeraleve, pastrimin e hapësirave publike, parqeve, shesheve dhe monumenteve kulturore e historike.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …