Deçani ka bërë shpërndarjen e kontingjentit të parë të pakove higjienike dhe ushqimore për 100 familje me kushte të vështira ekonomike

Në këtë kohë të vështirë që po kalojmë, nuk i kemi harruar edhe ata që kanë nevojë për ndihmën tonë, kështu tha kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, i cili në bashkëpunim me Këshillat e Fshatrave, Qendrën për Punë Sociale dhe Shtabin Emergjent Komunal, kanë bërë evidentimin e familjeve me nevojë në Komunën e Deçanit. Është bërë shpërndarja e kontingjentit të parë të pakove higjienike dhe ushqimore për 100 familje me kushte të vështira ekonomike, në komunën e Deçanit. Aksioni do të vazhdoj edhe ditën e hënë 30.03.2020 dhe të mërkurë 01.04.2020 ku përfitues do të jenë gjithsej 310 familje me nevojë në Komunën e Deçanit! Vlen te theksohet se ky aksion është donacion nga komuna e Deçanit nga mjetet e ndara me vendim të Asamblesë Komunale në bashkëpunim me Kryqin e Kuq dhe UNCF, të cilët i falënderojmë për përkrahjen! Ka thënë kryetari Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …