NDRYSHIM ORARI I KUFIZIMIT TË LËVIZJES NGA 17:00 DERI 06:00

Ministria e Shëndetësisë në koordinim të plotë me GNMI, MPB dhe ministritë e linjës, konform Planit të Veprimit Kombëtar dhe në pajtim të plotë me masat emergjente të aprovuara nga Qeveria e Kosovës, pas analizimit të situatës epidemiologjike, monitorimit të kujdesshëm të këtyre ditëve, është marrë vendim sa i përket orareve të qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve.

“Tani ky kufizim do të jetë nga ora 17:00 deri në orën 06:00”.

“Të dashur qytetarë, bashkëpunimi juaj, vetdisiplina, kujdesi dhe solidariteti janë jetike në këtë betejë. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të jemi bashkë në administrimin e kësaj situate. Ju lutem që të mirëkuptoni, ndiqni dhe të zbatoni të gjitha masat e reja. Për çdo shkelje të masave të përcaktuara, do të shqiptohen dënimet konform dispozitave ligjore”. Pavarësisht këtij vendimi, ju lutemi të dilni nga shtëpia vetëm për raste emergjente, respektoni rregullat e IKSHPK-së dhe OBSH-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu po merr pjesë në Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale

Kryetari i komunës së Ferizajt z. Agim Aliu po qëndron në Strasbourg të Francës me …