Deçani mbanë serish seancë të jashtëzakonshme

Kuvendi i Komunës në Deçan, mbajti mbledhje të jashtëzakonshme të Asamblesë të kryesuar nga Dr.Haki Shehaj, në prezencën te Drejtorëve të drejtorive, përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe qytetareve u debatua për të vetme pikë të rendit të ditës

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i Listës së projekteve kapitale të vitit 2021 nga fondi rezervë.

Asamblea komunale në seancën të jashtëzakonshme miratoi mjete kapitale në vlerë 1,447,889€ nga kategoria rezervë grandi i përgjithshë që të alokohen dhe të shfrytëzohen për projekte kapitale të cilat kanë qen të aprovuara në projekt buxhetin e vitit 2021. Po ashtu është aprovuar edhe lista e projekteve kapitale te aprovuara nga asambleja komunal te cilat duhet të alokohen dhe shpenzohen nga kategoria rezervë nga te hyrat vetanake në vlerë prej 215,638.00€. Ndonëse është diskutuar nga të gjitha grupet parlamentare për këtë pikë të rendit të ditës, ndërsa sqarimet e duhura janë dhënë nga drejtori për buxhet dhe financa Agron Demukaj, kjo pikë e vetëme e rendit të ditës është aprovuar me shumicë votash. Projektet kapitale të aprovuara nga asambleja komunal të cilat duhet te alokohen dhe shpenzohen nga kategoria Rezervë nga Grandi i Përgjithshëm siç vijon:

– Ndërtimi i objektit te komunës vlera 150,000.00 €

– Bashkëfinancim me donatorë ne projekte kapitale vlera 50,000.00 €

– Ndërtimi dhe asfaltimi i rrugëve në pjesën Lindore te qytetit vlera 240,000.00€

– Ndërtimi i rrugëve në Deçan vlera 220,000.00 €

– Mirëmbajtja investive në infrastrukturën rrugore vlera 250,000.00€

– Ndërtimi i kanalizimit bashkëfinancim me ministrinë e linjës vlera 54,065.00 €

– Objekti Higjiena – ndërtimi i objekteve përcjellëse vlera 100,000.00 €

– Pajisje bujqësore për bujq vlera 60,000.00 €

– Hartim i projekteve kapitale për zbatim vlera 50,000.00 €

– Harta zonale njësia 3 vlera 40,000.00 €

– Hartimi i projektit zbatues Qendra e qytetit vlera 25,000.00 €

– Rikonstruim i QKMF-se dhe AMF-ve 125,000.00 €

– Ndërtim i shkollave fillore bashkëfinancim me ministrinë vlera 113,834.00 €

Total vlera e mjeteve nga kategoria e rezervave nga Grandi i përgjithshëm 1,477,899.00€

Projektet kapitale të aprovuara nga asambleja komunal të cilat duhet të alokohen dhe shpenzohen nga kategoria Rezervë nga te Hyrat Vetanake (THV) siç vijon:

– Bashkëfinancim me qytetar vlera 49,804.00€

– Ndërtimi i kanalizimit bashkëfinancim me ministrinë e linjës vlera 45,834.00€

– Pajisje bujqësore për bujq vlera 40,000.00€

– Ndërtimi i kanaleve te ujitjes bashkëfinancim me ministrinë e linjës vlera 10,000.00€

– Hartim i projekteve kapitale për zbatim vlera 50,000.00€

– Rekonstruim i QKMF-se dhe AMF-ve 10,000.00€

– Restaurim i kullave – trashëgimin kulturore 10,000.00€

Total vlera e mjeteve nga kategoria e rezervës nga te hyrat vetanake 215,638.00€.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …