Deçani organizon dëgjim publik

Në bazë të nenit 55 pika 20 të Statutit të Komunës së Deçanit, në mbështetje të nenit 5 germa(g) të Memorandumit të Mirëkuptimit midis Komunës së Deçani dhe Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtarë (GIZ) të datës 01.03.2018, nr. 02-6066, Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj ftojnë Dëgjim Publikë

DËGJIM PUBLIKË

Dëgjimi Publik mbahet dt. 12.07.2018 ( e enjte) ora 10:00, në Sallën e Asamblesë Komunale në Deçan. Dëgjimi Publik mbahet lidhur me prezantimin e planit komunal për menaxhimin e mbeturinave i cili planë ka marrë edhe miratimin e Asamblistëve më dt 29.06.2018. Të pranishëm në dëgjim publikë do të jenë kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, përfaqësues nga GIZ, CEAE, GAC, BK-CONCULTING dhe grupi punues komunal për menaxhim e mbeturinave. Në këtë Dëgjim Publikë mund të marrin pjesë të gjithë qytetarët e interesuar të komunës së Deçanit, Asambleistët dhe të nijetit mund të shtrojnë pyetje në paqartësitë e tyre lidhur më draftin e parë të planit komunal për menaxhimin e mbeturinave si dhe implementimi i planit operativ. Grupi punues do të marrë parasysh edhe rekomandimet e të pranishmëve në Dëgjim Publik për ti inkorporuar në planin komunal për menaxhimin e mbeturinave.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari Iska mirëpriti në takim Prof. Dr. Mazllum Baraliu

Nënkryetari i komunës së Rahovecit z. Fatmir Iska, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, mirëpriti në takim …