Deçani organizon garën e skijimit ,,Kupa e Gjeravicës 2019’’

Kryetari i komunës se Deçanit Bashkim Ramosaj, ka formuar këshillin organizativ për garën e skijimit ku kryetar i këtij këshilli është emëruar Dr. Selmon Berisha. Pas takimit të mbajtur u bë e ditur se janë në fazën finale të përgatitjes së terrenit për mbajtjen e garave të skijimit ,,Kupa e Gjeravicës 2019” Duke shtuar se Komuna e Deçanit edhe këtë vit në bashkëpunim me Federatën Skitare të Kosovës organizon garën e skijimit ,,Kupa e Gjeravicës 2019’’. Këto gara mbahen për kategoritë junior në disiplinën e sllallomit të madh (GS) dhe për kategoritë senior në disiplinën e sllallomit (SL)të madh (GS). Vendi :  Deçan –Bjeshka e   Belegut, Agjenda:

E shtunë 09.03.2019, nisja për në Bjeshkën e Belegut nga oborri i Komunës së Deçanit:

Ora : 08:00 – Takim në Oborrin e Komunës nisja për Bjeshkën e Belegut

Ora : 10:00 – Arritja në Bjeshkën e Belegut

Ora : 11:00-14:00- Gara Disiplinore

Ora :14:00-14:30– Ndarja e Medaljeve

Ora :14:30-15:30 – Koktej dhe fjalimi përmbyllës

Kjo garë mbahet për herë të tretë në këto terrene të Bjeshkëve të Belegut!

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …