Deçani qytet për shembull të mirë sa i përket sigurisë u tha sot në takimin e KKSB-së

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Deçanit ka mbajtur mbledhjen e radhës. Mbledhjen e kryesoi Kryetari i Komunës Bashkim Ramosaj. Të pranishëm ishin anëtarët e KKSB-së përfaqësues nga OSBE-ja dhe përfaqësues të KFOR-it.

Pikat e rendit të ditës të cilat u diskutuan ishin:

  1. Çështja e sigurisë në komunën e Deçanit,

  2. Njoftim për gjendjen epidemiologjike në Komunën e Deçanit,

  3. Diskutim për sfidat dhe mbarëvajtjen e procesit arsimor dhe

  4. Të ndryshme

Pas miratimit të rendit të ditës, kryetari Ramosaj hapi takimin ndërsa vlerësoi se çështja e sigurisë në përgjithësi në Komunën e Deçanit, është e qetë dhe ne nivelin e duhur. Sa i përket menaxhimit të situatës më COVID-19, konsideroi se janë bërë përpjekje në vazhdim që situata të jetë nën kontroll, po ashtu të menaxhohet në mënyrën më të mirë të duhur. Me kohë kemi krijuar shtabin emergjent dhe jemi koordinuar me Policin, Inspektoratin Komunal, QKMF-në dhe akterët tjerë që të menaxhojmë situate sa më mirë tha Ramosaj duke qenë afër secilit qytetarë. Toger Muhamet Krasniqi, tha se ne si Institucion, jemi në vazhdimësi 24/7, në teren në mënyrë që qytetarët e komunës se Deçanit të jetojnë në mënyrë të qetë e kjo është falë edhe bashkëpunimit Institucional dhe vetëdijesimit të qytetarëve. Lirshëm mund te themi se jem qytet për shembull të mirë sa i përket sigurisë. Për menaxhimin e situatës gjatë kësaj kohë sa i përket COID-19 ka folë edhe Shefi i Shtabit Emergjent Izet Zenuni. Për pikën e tretë, drejtori i Drejtorisë Komunale për Arsim, Bekim Vishaj, paraqiti një përmbledhje të punëve për DKA-na në Deçan. Drejtori Vishaj theksoi se ka një bashkëpunim të mirë me IKSHP-në për testimin e mësimdhënësve dhe nxënësve të dyshuar për infektim të mundshëm me virusin COVID-19 duke bërë të dituar se pavarësisht gjitha masave dy shkolla në komunën tonë aktualisht po mbajnë mësim nga distance. Kryetari i këshillit të Bashkësisë Islame në Deçan Rasim Bytyqi, kërkoi që bashkëpunimi mes IKSHP-së, Inspektorëve Komunal, Shtabit Emergjent dhe Policisë të rritët në mënyrë që më kohë të jemi të informuar për rastet e vdekjes nga COVID-19 dhe të mos insistojnë familjet që të kryhen ceremonitë fetare derisa personat që ndahen nga jeta janë të infektuar.

Ndryshe nga ky takim dolën me këto rekomandime:

  1. Të gjithë u dakorduan që çështja e sigurisë në Komunën e Deçanit është në nivelin e duhur

  2. Rekomandim për IKSHP-së të jetë më korrekt në kohë që të bëj të ditur rastet e vdekjes në mënyrë që ceremonitë fetare për raste të tilla të jenë të mbyllura

  3. Deri më tani në komunën e Deçanit nga COVID-19 janë të Infektuar 203 persona, 161 prej tyre janë shëruar, 32 raste janë aktive ndërsa kanë humbur jetën në betejën me COVID-19 10-të qytetarë.

  4. Dy shkolla në komunën e Deçanit vazhdojnë të jenë të mbyllura dhe mësimi po mbahet online si pasojë e COVID-19

  5. Sa më parë që të jetë e mundur të ju bëhet me dije edhe një herë Agjensionit të Veterinës dhe Ushqimit (AVUK), lidhur më mundësin e trajtimit të qenve endacak të cilët janë në një numër të konsiderueshëm si në qytete po ashtu dhe në fshatra e komunë së Deçanit ku çdo ditë rrezikojnë jetën e qytetarëve.

Për pikën e ndryshme u diskutuan çështje të tjera specifike me interes për qytetarët e komunës së Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …