Deçani shënon 10-të vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një manifestim të madh

Pallati i Kulturës ,,Jusuf Gërvalla,, në Deçan ishte i vogël për numrin e madhe të qytetarëve, të cilët kishin ardhur që bashkë të festonin 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës  nënë tingujt  e këngëve, valleve, recitaleve, zërave të aktorëve të mëdhenj dhe artistëve të vegjël. Për ti përshëndetur të gjithë ata të cilët ishin në këtë sallë dhe për të përçuar një mesazh tek të gjithë qytetarët për nderë të kësaj dite të madhe i pranishëm ishte i pari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj me bashkëpunëtorë, familjarë të dëshmorëve, invalid dhe veteran të luftës, qytetar te të gjitha moshave. I pari i komunës së Deçanit me këtë rast ju drejtua të pranishmëve duke shtuar se Deçani ynë i shtrenjt ka perspektiven e vet të sigurt, jemi përcaktuar të gjithë ne, ta vejmë në pah dhe në shërbim të mirëqenies tonë potencialin që komuna e jona ka, duke vënë në prioritet aspekte të zhvillimin ekonomik siç është turizmi. Falënderimi i takon të gjithë brezave që sakrifikuan për Liri, faleminderit UÇK-së, faleminderit NATO-s dhe të gjithë atyre që kontribuuan që ne të jemi në këtë ditë. Kështu tha nder të tjerat i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramsoaj, duke mbyllur fjalimin me fjalën, na prift e mbara!

Kjo datë e rëndësishme ka vazhduar  me një program të pasur Kulturo –Artistik

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e rregullt

Këtë të mërkurë Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhjën …