Ministri Reçica udhëton për në Bruksel

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica të hënën ka udhëtua për në Belgjikë, ku do të nënshkruhet marrëveshja për Sigurime Sociale mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës.

Ministri Reçica do të nënshkruajë marrëveshjen me Maggie De Block, ministre e Punëve Sociale dhe Shëndetit Publik.

Qëllimi i marrëveshjes është interesi reciprok i qytetarëve të të dyja shteteve që të mund të realizojnë të drejtat nga fusha e sigurimeve sociale, si e drejta në pension kontributpagues, familjar dhe në pension invalidor të punës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ekrem Kastrati bëri homazhe në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit

Në shënim të 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Ibrahim Mazrreku, Kujtim Krasniqi, …