Deçani vazhdon me projekte për qytetarët e sajë

Komuna e Deçanit po vazhdon me realizimin e shumë projekteve në territorin e sajë, një prej tyre është edhe Projekti për ndërtimin e urës së re në lumin lumbardh që kalon nëpër fshatin Prilep të komunës së Deçanit, ky investim ka qenë shumë i nevojshëm për lehtësimin dhe përmirësimin e qarkullimit të qytetarëve. Për të pa se si po ecin punimet në këtë projekt, kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, kishte  dalë në teren ku i takoi punëtorët të cilët po realizonin projektin, kryetari Ramosaj i përshëndeti të pranishmit duke ju dëshiruar suksese në realizimin sa më të shpejt të këtij projekti, pasi që është në shërbim të qytetarëve i cili ua lehtëson qarkullimin.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë, ADA Austriake dhe Caritasi Zviceran diskutojnë për mundësinë e vazhdimit të bashkëpunimit

Sot, zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, i shoqëruar nga drejtorët komunal, Naim Pira …