leoni

Dhjetë familje përfituese në projektin “Mbështetje e integruar Socio-ekonomike për familjet shumë të prekura”

Ka përfunduar projekti i Organizatës Ndërkombëtare Humanitare Gjermane “Arbeiter –Samariter-Bund Detchland” (ASB), “Mbështetje e integruar Socio-ekonomike për familjet shumë të prekura”, që është realizuar në bashkëpunim me Komunën e Malishevës, dhe është realizuar në Malishevë. Për këtë qëllim, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Liridon Hoti, e kanë pritur në takim, një delegacion të organizatës ASB, me në krye drejtoreshën Dafina Hoxha, e cila ja dorëzoi edhe raportin e kompletuar të implementimit të këtij projekti në Komunën e Malishevës. Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i ka falënderuar zyrtarët e ASB për bashkëpunimin e mirë dhe realizimin e projekt, në të cilin kanë përfituar dhjetë familje nga Malisheva. Ndërsa drejtoresha e ASB për Kosovës, Dafina Hoxha, ka bërë të ditur se projekti është realizuar sipas planifikimit, ndërsa përfitues janë dhjetë familje, të cilat i kanë përfituar mjetet në formë granti, sipas kërkesave të tyre, e që këto mjete kapin një shumë prej 25600 euro, për dhjetë familjet, apo mbi 2500 euro, për secilën familje.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …