Dehari: Kush nuk voton sot nuk ka të drejt të ankohet nesër

Gjatë ditës së sotme ka votuar edhe veprimtari i çështjes kombëtare, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari. Pas votimit ai ka shkruar se votimi është një detyrë qytetare dhe që mund të sjell ndryshime pozitive për njeriun dhe vendin e tij.

“Kush nuk voton sot, nuk ka të drejtë të ankohet nesër!

Vota juaj ka forcën e çelësit magjik, që hap dyert e mbarësissë! Me votën, që sot hidhni në kuti, ju vendosni për të ardhmen tuaj të suksesshme katërvjeçare në komunën ku jetoni!

Ne e hodhëm votën tonë në kuti, hidheni edhe ju!”, ka shkruar deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Avni Dehari.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza i shkruan Ursula von der Leyen: BE-ja të heqë menjëherë masat ndaj Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka kërkuar zyrtarisht …