Lul Raka

Raka: Të mos krijojmë panik nga varianti i ri por të vaksinohemi sepse vaksina është arma më e mirë ndaj tij

Mikrobiologu, Lul Raka ka bërë thirrje të mos bëhet panik për variantin e ri të virusit korona por të vaksinohen qytetarët pasi vaksina është arma më efikase ndaj tij. “Varianti Delta i koronavirusit ka afër 56 pasardhës apo nënvariante. “Delta plusi” ose AY.4.2 është vetëm njëri prej tyre. Deri në fund të pandemisë bota do të njohë edhe variante të reja, sepse mutacionet që ndodhin në viruse janë fenomen normal në biologjinë e tyre. Edhe ndaj këtij nënvarianti, vaksina është shumë efikase në uljen e rrezikut të vdekjes, sëmundjes së rëndë apo shtrimit në spital. Në Kosovë, 93% e personave të shtrirë në spital NUK kanë qenë të vaksinuar! Në kohën e rritjes së numrit të rasteve dhe vdekjeve kudo përreth nesh, të gjithë ata që ende nuk janë vaksinuar, tash është koha më e mirë për vaksinim. Sot, stoqet me vaksina janë plot; nuk keni nevojë për termin dhe mund ta merrni vaksinën kudo, ka shkruar mes tjerash mikrobiologu, Lul Raka.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …