Irani është goditur nga një tërmet i fuqishëm që është ndjerë edhe në shtetet rreth tij

Irani është goditur nga një tërmet i fuqishëm që është ndjerë edhe në shtetet rreth tij. Tërmeti me magnitudë 6.4 ballë është ndjerë edhe në shtetin e Katarit, Bahrein, Arabinë Saudite, në qytetin e Dubait dhe vende tjera. Qendra Sizmologjike e Iranit tha se tërmeti i sotëm kishte një magnitudë paraprake prej 6.4 ballësh dhe me një thellësi prej 18 kilometra. Tërmeti, i cili ra në orën 15:38 me orën lokale të dielën (1208 GMT), ishte e përqendruar rreth 64 kilometra (39 milje) në veriperëndim të Bandar Abbas, kryeqyteti i provincës Hormozgan, ose 278 kilometra (178 milje) në veri të Dubait. Seizmologët kanë paralajmëruar se ky tërmet mund të pasohet edhe me një cunami të fuqishëm. Ende nuk është raportuar për pasojat e këtij tërmeti. Rreth 31 mijë njerëz humbën jetën në dhjetor 2003 kur një tërmet me magnitudë 6.6 goditi pranë qytetit Bam në Iranin juglindor.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, në Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë,  në fshatin Berishë, qëndroi  për një vizitë, …