Dejona Mihali sulmon ashpër Përparim Ramën: “Po e shfrytëzon tragjedinë për politikë”

Zyrtarja e lartë e Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, ka reaguar me gjuhë të ashpër ndaj kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, pas deklaratave të tij kritike ndaj Qeverisë së Kosovës lidhur me aksidentin tragjik në autostradë dhe menaxhimin e situatës pas ngjarjes. Mihali e akuzoi Ramën se po përdor një tragjedi me pasoja fatale për qëllime politike, duke përdorur një retorikë ironike dhe fyese ndaj të parit të kryeqytetit. “Paske përdorur një tragjedi për të zhgarravitur prapë me ChatGPT. Përparim Rama, ti narkotikun si e merr? Me kontratë njëburimore apo me ofertën me çmimin më të lirë, nga tre ofertat? Hera-herës kur përfundon emergjencave duket se me çmimin më të lirë”, ka shkruar Mihali. Ajo ka zgjeruar kritikat edhe ndaj qeverisjes lokale në Prishtinë, duke përmendur problemet me mbeturinat dhe pastërtinë në disa pjesë të qytetit. “Minjtë vijojnë nëpër lagjet e kryeqytetit, bashkë me plehrat. Kryetari jo, po Përpamiu”, përfundoi ajo në reagimin e saj. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, kishte drejtuar akuza ndaj institucioneve qendrore pas aksidentit në autostradë dhe vendimit për ndarjen e 4.67 milionë eurove për pastrimin e dheut në një segment të saj. Sipas Ramës, qytetarët po paguajnë një çmim të lartë “me jetë dhe me taksa”, ndërsa ai e cilësoi reagimin institucional si të vonuar dhe të shoqëruar me neglizhencë.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Pas raportit të paraqitur nga drejtori i AKI-së, konstatojmë që gjendja e sigurisë është në nivelin e duhur

Ganimete Musliu: GËRVALLA DUHET TË SHKARKOHET

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kërkuar shkarkimin e ministres së Drejtësisë, …