Brickos

Delegacioni i Komisionit për Punë të Jashtme vazhdon takimet në Kroaci

Delegacioni i Komisionit për Punë të Jashtme vazhdon takimet në Kroaci

Në vazhdën e aktiviteteve nga vizita zyrtare në Kuvendin e Kroacisë, delegacioni i Komisionit për Punë të Jashtme, u takua edhe me udhëheqësin e Delegacionit të Republikës së Kroacisë në SEECP, Predrag Matic. Siç bën të ditur zyra për informim e Kuvendit të Kosovës, në ketë takim delegacionet këmbyen mendimet rreth bashkëpunimit, veçanërisht për kërkesën e Kosovës për të kryesuar SEECP-in. Delegacioni i Kosovës tregoi mirënjohjen për kontributin e delegacionit të Kroacisë dhënë Kosovës me rastin e përcaktimit të kryesimit nga ana e Kosovës të Komisionit për Ekonomi, Energjetikë e Tregti të SEECP.  “Matic, mes diskutimeve të tjera me delegacionin e Kosovës, deklaroi gatishmërinë e delegacionit kroat për mbështetjen e paskajshme në kërkesat e Kosovës”, thuhet në njoftim. Gjithashtu theksohet se gjatë ditës së dytë të vizitës, delegacioni u takua edhe me Grupin e Miqësisë Kroaci-Kosovë, të kryesuar nga Andrija Mikulic. Delegacionet diskutuan lidhur me pozitën e komunitetit kroat në Kosovë dhe të atij shqiptar në Kroaci, me ç’rast  u shpreh gatishmëria e të dy palëve për avancimin e pozitës se tyre në shoqëritë respektive. Në takim, po ashtu u shpreh gatishmëria dhe interesimi i palëve për nismën e aktiviteteve në kuadër të grupeve të miqësisë, si dhe u iniciua mbajtja e takimit të parë midis dy grupeve.

Kontrolloni gjithashtu

Më 20 prill të vitit 1881, në kodrat mes fshatrave Koshare, Slivovë, u zhvillua Beteja mes forcave turke dhe atyre shqiptare

Më 20 prill të vitit 1881, në kodrat e fushat  mes fshatrave Koshare, Slivovë, një …