Daka: KQZ po bëhet gati vetëm për zgjedhje lokale

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka mohuar se institucioni që ajo drejton ka marrë sinjale nga ndonjë institucion relevant për mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vend. Ajo ka deklaruar për “Epoka e re” se ky institucion nuk është duke e bërë asnjë përgatitje për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja parlamentare. Sipas saj, KQZ-ja është duke bërë përgatitje për zgjedhjet lokale që do të mbahen në afatin e rregullt kushtetues, në vjeshtë të këtij viti. Kryetarja e KQZ-së ka theksuar se mbajtja e dy palë zgjedhjeve brenda një viti do të jetë mjaft sfiduese për këtë institucion. Pavarësisht prej kësaj, ajo ka thënë se, nëse u kërkohet të organizohen edhe zgjedhjet e parakohshme, KQZ-ja do ta bëjë një gjë të tillë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Në takimin me kryetarin francez, Emmanuel Macron nuk kishte zotim që do të ketë liberalizim të vizave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryetarin e Francës, Emmanuel Macron

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,  ditë më parë, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e …