MI LOGO

Ministria e Infrastrukturës demanton shkrimet se Departamenti i Prokurimit udhëhiqet nga dy drejtues

Duke iu referuar lajmit të publikuar nga “Koha Ditore” më datë 16.12.2018 dhe më pas transmetimit të të njëjtit nga televizioni nacional “KOHAVIZION”, edicioni qendror i lajmeve të datës 16.12.2018, se Departamenti i Prokurimit Publik në Ministrinë e Infrastrukturës (MI), udhëhiqet nga dy zyrtarë në të njëjtën kohe, Ministria e Infrastrukturës dhe Ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj ministrie lëshon këtë:

DEMANT

Njoftojmë mediat dhe publikun e gjerë se Departamenti i Prokurimit Publik në Ministrinë e Infrastrukturës , udhëhiqet nga vetëm një zyrtar ashtu siç parashihet edhe me Ligjin për Shërbyesit Civil të Kosovës dhe organogramin e institucionit. Udhëheqëse e Divizionit të Prokurimit Publik në MI është  Valmira Bllaca që nga momenti i shkarkimit të Nexhat Krasniqit dhe ajo po i kryen detyrat e veta në zyrën e saj, e jo nga zyra e sekretarit ashtu siç thuhet në artikull dhe në kronikë. Është e vërtetë se Krasniqi ka paraqitur ankesë në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbim Civil të Kosovës, por që e njëjta është hedhur poshtë si e pa lejuar nga ky institucion me anë të vendimit me A. Nr.745/2018 të datës 10.12.2018. Z. Krasniqi nuk është në detyrë që nga dita kur Ushtruesi i Detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm, e ka pushuar atë nga vendi i punës dhe pozita e tij si Udhëheqës i Divizionit të Prokurimit Publik, për të cilin jeni informuar gjatë konferencës së mbajtur për këtë rast më datë 20.11.2018.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.P.K

Komuna e Deçanit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.PK. “Nënshkruam kontratën me kompaninë …