Dëme të mëdha nga vërshimet e ujit në Suharekë

Dëmet nga reshjet e shiut janë të mëdha si në qytetin e Suharekës e po ashtu edhe në fshatra. Gjatë natës së mbrëmshme është lënduar Vehbi Krasniqi, shef i njësisë së zjarrfikësve në Suharekë. Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, situatën nga vërshimet e mbrëmshme e konsideron alarmante “Mbrëmë kemi pasur situatë alarmante, janë dëmtuar nga uji: rrugë, shtëpi banimi, institucione, kudo në terrenin e Komunës së Suharekës, të cilat rezultojnë me dëme të mëdha materiale. Falënderoj Njësinë ë Zjarrfikësve nga Malisheva për ndihmën, qytetarët, Policinë e Suharekës dhe institucionet tjera”. Kryetari Muharremaj, ka njoftuar se ekipet e institucioneve komunale, nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, janë në terren dhe do të intervenojnë aty ku ka nevojë.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …