Ambasadori i Britanisë së Madhe, në Beograd Denis Kif ka thënë se debati për ndarjen e mundshme ose ndryshimin e kufijve të Kosovës, për kufizimin ose për këmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës e Serbisë, duhet të marrë parasysh të gjitha çështjet, rreziqet dhe koston që temat e tilla hapin. Por kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka reaguar ndaj kësaj deklarate me pyetjen “e pse a i ka ndryshuar kufijtë në vitin 2008”. “Çdo 10 vjet, kur ju përgjigjet, ju mund t’i ndryshoni kufijtë, e kur dikush dëshiron të bëjë diçka pa dijen tuaj, atëherë ju e komentoni se do ta paguani koston dhe se rreziku është i madh. Ai ka pyetur “se sa është çmimi nëse nuk arrihet marrëveshja” duke konstatuar se në esencë konflikti i ngrirë nuk ekziston, sepse “vetëm pritet se kush kë do ta godasë i pari”. Vuçiq, dhe krerët e tjerë në Beogradi nuk tregojnë se ishte, Serbia, ajo, e cila, e para nisi shkeljen dhe shkatërrimin e kufijve të njësive të federale të ish – Jugosllavisë duke filluar me pezullimin e autonomisë së Kosovës, pastaj luftërat në Slloveni, Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe më në fund edhe masakrat e gjenocidin në Kosovë.
