Shefat e delegacioneve të Kosovës dhe të Serbisë për dialogun, takohen sot në Bruksel

Komisioni Evropian kërkon që Kosovës e Serbisë t’iu jepet hapësirë për një marrëveshje të qëndrueshme

Komisioni Evropian vlerëson se Kosovës dhe Serbisë duhet t’iu jepet hapësirë që të merren vesh për përmbajtjen e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, tha zëdhënësja e Komisionit, Maja Kocijançiç.  Në një konferencë për gazetarët në Bruksel, ajo tha se BE-ja, si ndërmjetësuese e dialogut, nuk mund t’i komentojë elementet e mundshme të marrëveshjes, porse do të vazhdojë të punojë në mënyrë intensive me të dyja palët për arritjen e një ujdie gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme, e cila do të mbështetet nga bashkësia ndërkombëtare. Ajo theksoi se “zgjidhja e përhershme nënkupton zgjidhje të qëndrueshme dhe reale, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”. E pyetur nga gazetarët nëse BE pranon ndryshimin e kufijve, shkëmbim të territoreve dhe territore të pastra etnike, Kocijançiç tha se nuk dëshiron të futet në spekulime dhe detaje “në këtë fazë të fundit të dialogut”.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …