Kjo javë përbën mundësinë e fundit të Kuvendit për ta ratifikuar Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi

Opozita po përpiqet ta sigurojë numrin e mjaftueshëm të votave për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës

Opozita në Kosovë po i vazhdon këshillimet në kuadër të përpjekjeve për të siguruar numrin e mjaftueshëm të votave për ngritjen e mocionit të mosbesimit në Kuvend ndaj Qeverisë së Kosovës. Ato, vazhdojnë të kontestojnë legjitimitetin e Qeverisë aktuale të Kosovës, por zyrtarisht nuk kanë ndërmarrë ndonjë nismë drejt ngritjes së ndonjë mocioni të mosbesimit, ngase u mungojnë votat e nevojshme për ta rrëzuar ‘Qeverinë Haradinaj’. Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së  Avdullah Hoti, tha për Radion Evropa e Lirë, se pas zhvillimeve të fundit politike, e vetmja mundësi për të ndryshuar gjendjen në vend është rrëzimi i qeverisë aktuale me anë të mocionit të mosbesimit. Mocioni i votëbesimit është rruga e vetme për të nxjerrë vendin nga kriza. Sot kam pasur takime me kryetarin e grupit parlamentar të Vetëvendosjes edhe me kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Socialdemokrate. U kam qartësuar atyre që grupi ynë parlamentar do të takojë formalisht këto dy grupe të tjera parlamentare për të bërë gati mocionin e votëbesimit sa më parë”, tha Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …