Denis Kif: Debati për ndarjen, ose ndryshimin e kufijve të Kosovës, ka rreziqet dhe çmimin e paparaparë

Ambasadori i Britanisë së Madhe, në Beograd  Denis Kif ka thënë se debati për ndarjen e mundshme ose ndryshimin e kufijve të Kosovës, për kufizimin ose për këmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës e Serbisë, duhet të marrë parasysh të gjitha çështjet, rreziqet dhe koston që temat e tilla hapin. Por kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka reaguar ndaj kësaj deklarate me pyetjen “e pse a i ka ndryshuar kufijtë në vitin 2008”. “Çdo 10 vjet, kur ju përgjigjet, ju mund t’i ndryshoni kufijtë, e kur dikush dëshiron të bëjë diçka pa dijen tuaj, atëherë ju e komentoni se do ta paguani koston dhe se rreziku është i madh. Ai  ka pyetur “se sa është çmimi nëse nuk arrihet marrëveshja” duke konstatuar se në esencë konflikti i ngrirë nuk ekziston, sepse “vetëm pritet se kush kë do ta godasë i pari”. Vuçiq, dhe krerët e tjerë në Beogradi nuk tregojnë se ishte, Serbia, ajo, e cila, e para nisi shkeljen dhe shkatërrimin e kufijve të njësive të federale të ish – Jugosllavisë duke filluar me pezullimin e autonomisë së Kosovës, pastaj luftërat në Slloveni, Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe më në fund edhe masakrat e gjenocidin në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Dy shtetet ndër më mëkataret ndaj shqiptarëve në përgjithësi, Franca dhe Gjermania nuk pritet ta zgjidhin çështjen tonë kombëtare

Franca kërkon të shtyhet vendimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Sipas burimeve diplomatike të Albanian Post, Qeveria e Francës ka bërë një demarsh te vendet …