Departamenti i Shtetit në Amerikë e ka futur zyrtarisht Rusinë në listën e shkelësve më të këqij të lirisë fetare. Në këtë listë ndodhen edhe Irani, Pakistani, Taxhikistani, Turkmenistani e pesë shtete të tjera. Komisioni për Liri Fetare Ndërkombëtare, organ i pavarur i krijuar nga Kongresi për të dhënë rekomandime rreth lirisë fetare globale, kishte propozuar në raportin vjetor, të publikuar në prill, që Rusia, India, Siria dhe Vietnami të futen në listën e shteteve me shqetësim të posaçëm, kategori e rezervuar për shtetet që kryejnë shkelje “sistematike, të vazhdueshme e tepër të këqija” të lirive fetare. Të mërkurën, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, njoftoi se nga këto katër shtete, Rusia do t’i shtohet listës. India, Siria e Vietnami nuk u cilësuan “shtete me shqetësim të posaçëm.
Kontrolloni gjithashtu
Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës në Kosovë kanë theksuar rëndësinë e vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë
Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës në Kosovë kanë theksuar rëndësinë e vazhdimit të dialogut ndërmjet …