Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Deputet të PDK dhe AAK kanë paralajmëruar se nuk do ta ndryshojnë qëndrimin për Kodin Civil

Deputetët të partive opozitare kanë paralajmëruar se nuk do ta ndryshojnë qëndrimin për Kodin Civil. Deputet të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë deklaruar se votimi i Kodit është i nevojshëm por se ata nuk do ta bëjnë këtë pa ndryshime të disa neneve nga Qeveria. “Ne do t’i kërkojnë Qeverisë që të vijë me ndryshimet e kërkuara në mënyrë që të mos mbetet peng i disa neneve Kodi” është cituar të ketë thënë deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku. Ndërkohë deputeti i partisë tjetër opozitare, Pal Lekaj ka thënë për Ekonomia Online se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka qenë mjaft i qartë. Nuk do ta votojmë Kodin Civil. I kemi arsyet dhe kemi konsultuar elektoratin dhe kemi marrë përgjigje që ne nuk duhet ta votojmë Kodin Civil.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …