Kosova

Deputetë nga Kosova për herë të parë po marrin pjesë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës

Deputetë nga Kosova po marrin pjesë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, i cili po qëndron atje bashkë me disa deputetë nga partitë tjera, ka dhënë një lajm të mirë, duke treguar se Kosova për herë të parë ulet dhe e ka të drejtën e fjalës në sallën plenare të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, transmeton Zeri.info. “Lajm i mirë për vendin. Kosova për herë të parë ulet dhe e ka të drejtën e fjalës në sallën plenare të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Kosova jonë e meriton respektin. E meriton vendin e saj në organizatat ndërkombëtare. Arben Gashi më tej shtoi se Kosova është rrëfim suksesi e popullit tonë dhe bashkësisë ndërkombëtare.

 

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Speciale, bëri të ditur se Kimberly West nga Amerika përzgjidhet Prokurore e kësaj Gjykate

Kryeprokurorja e Speciales, Kimberly West: Dënime deri në 45 vjet për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK-së

Në fjalën e saj në seancën përmbyllëse të gjyqit më të madh ndaj ish-krerëve të …