Deputetët e GP të LDK-së iu dhanë mbështetje kërkesave të arsyeshme të Federatave Sindikale të Pensionistëve

Deputetët e GP të LDK-së iu dhanë mbështetje kërkesave të arsyeshme të Federatave Sindikale të Pensionistëve

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Parlamentar për Shëndetësi Punë dhe Mirëqenie Sociale ku ishin prezent përfaqësuesit e gjashtë Federatave Sindikale të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës, të cilët njëzëri kërkuan që me urgjencë të bëhet plotësim ndryshimi i Ligjit për Skemat Pensionale në përmbajtjen e të cilit vlerësohet se ka nene diskriminuese të cilat tani i ka vërtetuar edhe Zyra e Avokatit të Popullit, u debatua për nevojën  e plotësim ndryshimit të këtij ligji. Deputetët e GP të LDK-së në këtë Komision Parlamentar ju dhanë mbështetje kërkesave të arsyeshme të Federatave Sindikale të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës dhe u zotuan se do të jenë shumë të përkushtuar dhe të vendosur në realizimin e të drejtave dhe kërkesave legjitime të kësaj shtrese të shoqërisë sonë që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshme në lirinë, pavarësinë dhe etapat e shtetndërtimit të vendit tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …