Deputetët e kuvendit të Kosovës iu drejtohen komisioneve parlamentare të Evropës dhe SHBA-së për çështjen e vizave

Deputetët e Kosovës iu drejtohen komisioneve parlamentare të Evropës dhe SHBA-së për çështjen e vizave

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë ka marrë vendim që të formohet një grup punues për t’iu adresuar komisioneve parlamentare për punë të jashtme të vendeve të Evropës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për liberalizim të vizave për Kosovën. Kryetarja e Komisionit, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, deklaroi se si janë të interesuar të dinë se përse vendi nuk ka liberalizim të vizave edhe janë plotësuar kriteret. Anëtarja e komisionit nga PDK-ja, Ariana Musliu-Shoshi propozoi që të bëhet një strategji për punë të jashtme para se të bëhet grupi punues. Në këtë mbledhje u morë vendim që nga një përfaqësues i grupit parlamentar të caktohet për të hartuar letrën për t’iu drejtuar komisioneve parlamentare të Evropës dhe SHBA-së.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …