Vetëvendosje reagon ndaj vendimit të Supremes që i pamundëson Albin Kurtit pjesëmarrjen në zgjedhje

Lëvizja Vetëvendosje nuk do të merr pjesë në takimin e liderëve politikë të ftuar nga kryeministri Hoti

Kryeministri Avdullah Hoti, në mëngjesin e sotëm ka bërë të ditur se u ka dërguar ftesë të gjithë liderëve politik në vend, për një takim mes tyre, para nisjes për në Uashington. Partia që ka refuzuar këtë ftesë është ajo e Albin Kurtit. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i kësaj partie, Arlind Manxhuka, i cili ka thënë se kjo qeveri është e paligjshme dhe s’ka kredibilitet, andaj dhe nuk do të pranojnë ftesën e cila ende nuk është nisur në adresë të tyre. “Kjo qeveri është e paligjshme. S’ka as kredibilitet e as legjitimitet. E, ftesa e saj për takimin e sotëm as nuk ka ardhur e as nuk ka pasur nevojë ta nisin”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …