Glauk Konjufca i ka reaguar edhe deputetit tjetër të Vetëvendosjes, Gramos Agusholli, lidhur me komunitetin horr, LGBT+

Deputetët e opozitës lëshuan seancën e sotme në Kuvend pasi nuk kaluan mocionet e tyre për grevën në Trepçë dhe për Policinë

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca bëri të ditur se në mocionin për kërkesat e grevistëve të Trepçës morën pjesë në votim vetëm 86 deputetë. 33 deputetë e kanë përkrahur mocionin, 36 kundër dhe 7 abstenuan. Po ashtu nuk kaloi as propozimi i partive opozitare për kërkesat e Policisë së Kosovës, të cilët edhe dje kanë protestuar, në Prishtinë. Nga 94 deputetë sa ishin të pranishëm në sallë, 84 prej tyre morën pjesë në votim. 34 deputetë e përkrahën mocionin, 50 deputetë abstenuan. Në seancën e sotme  si pikë e veçantë është paraparë edhe miratimi i Deklaratës në mbështetje të Rezolutës së Parlamentit Evropian e datës 19 tetor 2023 mbi zhvillimet e fundit në dialogun Serbi-Kosovë, duke përfshirë situatën në komunat veriore të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …