Kilaj

Vazhdon fushata e bastisjeve nga hetuesit e Prokurorisë së Gjykatës Speciale. Sot u bastis shtëpia e Isni Kilajt, në Malishevë

Vazhdon fushata e bastisjeve nga hetuesit e Prokurorisë së Gjykatës Speciale në Kosovë. Bëhet e ditur se bastisja ja fillua në  shtëpinë  e zyrtarit të Partisë Demokratike të Kosovës, eprorit të UÇK-së, gjatë luftës, Isni Kilaj në Malishevë. Lajmin e ka konfirmuar për mediet kryetari i OVL-UÇK-së në Malishevë, Metush Kryeziu. Ndërkohë ka reaguar edhe  sekretari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, i cili po ashtu ka treguar se ka marrë informacione lidhur me këtë bastisje, tashmë të përditshme. Të hënën u bastis shtëpia e ish-këshilltarëve të kryetarit  Hashim Thaçi:  Bashkim Smakaj dhe Blerim Shala. Të martën u bastis banesa dhe shtëpia e prindërve të Artan Behramit, po-ashtu ish-këshilltar. Ndërkaq dje u bastis shtëpia e ish-këshilltarit të Hashim Thaçit, Ismail Syla. Pritet që bastisjet në vazhdojnë pasi Prokuroria po shihet se  nuk disponon të dhëna të mjaftueshme e bindëse për të prezantuar para trupit gjykues, në Hagë, përveç deklaratave të dëshmitarëve të mbrojtur.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …