Deputetët e partisë së kryeministrit hungarez, Viktor Orban bojkotuan mbledhjen për të ratifikuar pranimin e Suedisë në NATO

Deputetët e partisë së kryeministrit hungarez, Viktor Orban bojkotuan një mbledhje të jashtëzakonshme të parlamentit që partitë opozitare e kishin thirrur për të ratifikuar pranimin e Suedisë në NATO, raporton APA. Seanca legjislative u shty të hënën pasi anëtarët e partisë në pushtet, të cilët kanë një shumicë prej dy të tretave në Senat, nuk u paraqitën në mbledhje. Parlamenti mund të miratojë përfshirjen e Suedisë në aleancën ushtarake në vjeshtë, tha para gazetarëve ministri i Kabinetit, Gergeli Gulyas. Finlanda dhe Suedia aplikuan për anëtarësim në NATO në maj të vitit të kaluar, por Turqia bllokoi procesin e anëtarësimit duke kërkuar që këto vende t’i shpallin organizatat PKK/YPG si terroriste, si dhe ekstradimin e personave të akuzuar për terrorizëm ose përpjekje për grusht shteti në vitin 2016.  Ndërkohë Turqia hoqi dorë më pas dhe lejoi anëtarësimin e finlandezëve në aleancën më të madhe ushtarake në botë, ku ceremonia zyrtare për pranimin u mbajt më 4 prill të këtij viti në selinë e organizatës në Bruksel.

Kontrolloni gjithashtu

AARC: Pezullimi i Dialogut Strategjik është alarmi më i madh për Kosovën

Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, ka shprehur shqetësimin e thellë për pezullimin e Dialogut Strategjik midis …