Fatmir Humolli

Deputeti, Fatmir Humolli, ka deklaruar se Vetëvendosja e ka acaruar shoqërinë dhe ka nxitur konflikte të brendshme të panevojshme

Deputeti, Fatmir Humolli, ka deklaruar se Vetëvendosja  e ka acaruar shoqërinë dhe ka nxitur konflikte të brendshme, të panevojshme. Ai  thotë se çështjet, sikur ajo e veteranëve dhe punëtorëve të arsimit, kanë mundur të zgjidhen shumë lehtë dhe pa arrogancë pasi që këto grupe kanë qenë për ardhjen në pushtet të Vetëvendosjes me shpresën për gjetje të zgjidhjeve të problemeve të tyre. Kërkesa e dytë ka qenë që të mos krijohen acarime në shoqërinë tonë. Të mos ketë konflikte. Kam thënë se arroganca dhe vendosmëria nuk kanë të përbashkët asgjë. Mund të jesh i vendosur, por jo arrogant. Qeveria është sjellë me arrogancë me mekanizmat që ndërtojnë shoqërinë tonë. E kemi çështjen e veteranëve. Na ka futur në konflikt. Për shembull mua, më ka futur në konflikt me shumë persona bashkë me të cilët kam luftuar. Konflikti me veteranët ka qenë i panevojshëm. Me punëtorët e arsimit ka qenë i panevojshëm. Edhe me punëtorët e sektorëve të ndryshme. Vetëvendosja e di se pa mua nuk do arrinte  51%, ka nënvizuar deputeti Fatmir Humolli.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …