Sherifi: Nisma nuk është kundër zgjerimit të qeverisjes me të gjithë ata që janë të interesuar të kontribuojnë

Deputeti i NS, Bilall Sherifi reagon ndaj Gjuriqit për deklaratën rreth procesit gjyqësor të Limajt

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka reaguar ndaj qëndrimit të Drejtorit të së ashtuquajturës “Zyrës për Kosovën”, Marko Gjuriqit lidhur me deklarimin e tij për procesin e fundit gjyqësorë të liderit të partisë së tij, Fatmir Limajt. Me këtë rast ai ka theksuar se nga deklarata e Marko Gjuriqit shihet qartë se ai synon që përmes tmerrimit të vet t’i sensibilizojë institucionet ndërkombëtare para se të zhveshët në tërësi që prapa dosjeve kundër UÇK-së qëndron shteti serb.

“Mos e vet se të kallëzon vet! Mediat në Serbi dhe në Kosovë njoftuan se lirimi i Fatmir Limajt nga të gjitha akuzat në procesin e fundit gjyqësor të montuar kundër tij ka tmerruar Marko Gjuriqin, drejtorin e të së ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë”. Deklarata e Marko Gjuriqit është shprehje më e sintetizuar publike e tmerrit që i ka kapluar bartësit e institucioneve të Serbisë për shkak se strategjia e tyre për t’ua veshur bartësve të UÇK-së akuzat për krime lufte është duke dështuar çdo herë kur vepron drejtësia e pandikuar politikisht. Nga deklarata e Marko Gjuriqit shihet qartë se ai synon që përmes tmerrimit të vet t’i sensibilizojë institucionet ndërkombëtare para se të zhveshët në tërësi që prapa dosjeve kundër UÇK-së qëndron shteti serb. Populli shqiptar i Kosovës ka një shprehje për situatat e tilla: Mos e vet se të kallëzon vet”, ka shkruar Sherifi.

Kontrolloni gjithashtu

Nën patronatin e kryeministrit Haradinaj sot bëhet rivarrimi i heroit, Ilir Konushevci dhe dëshmorit, Hazir Malaj

Më 9 maj të vitit 1998, kanë rënë Komandanti i Logjistikës së UÇK-së, Ilir Konushevci dhe mjeku i luftës, Hazir Mala

Më 9 maj të vitit 1998, në një pritë të organizuar nga trafikantët e armëve, …