Ardian Kastrati

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, kritikon qeverisjen e Albin Kurtit për mungesën e investimeve në Kosovë

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me mungesën e investimeve në Kosovë dhe sanksionet e Bashkimit Evropian që po përballon vendi. Ai thekson se ndërkohë që në Shqipëri dhe vendet fqinje shihen investime të përditshme, Kosova po përballet me një situatë të rëndë ekonomike dhe politike. Sipas Kastratit, ndërkohë që militantët e Kryeministrit Albin Kurti e cilësojnë si sukses notimin me goma të traktorit në Ujman, situata reale është krejt ndryshe. “Posa del nga dera e shtëpisë, mjerimin që ka sjellë Kurti e sheh të skalitur në ballin e shumë njerëzve. Ai ka rikujtuar se Kosova është çliruar në vitin 1999 dhe se nuk ka nevojë për akte simbolike të çlirimit nga Serbia. Ardian Kastrati,  kritikon qeverisjen aktuale për mungesën e investimeve të huaja dhe sanksionet ekonomike që, sipas tij, arrijnë në 500 milionë euro.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …