Deputeti i PDK-së Elmi Reçica dhe anëtari i kryesisë, Betim Gjoshi, po qëndrojnë në Lion të Francës

Deputeti i PDK-së Elmi Reçica dhe anëtari i kryesisë, Betim Gjoshi, po qëndrojnë në Lion të Francës

Kryetari i Komisionit për Organizimin e Partisë Demokratike të Kosovës në Mërgatë dhe deputet i kësaj partie, Elmi Reçica dhe anëtari i kryesisë,  Betim Gjoshi, po qëndrojnë në Lion të Francës, ku janë takuar me veprimtarë të ndryshëm që jetojnë e punojnë në këtë shtet, me qëllim  për të nisur përgatitjet për formimin e Degës së PDK-së, në Francë. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social, Reçica ka shkruar se me bashkatdhetarët  ka bashkëbiseduar për sfidat dhe sukseset e arritura në fushat ku ata veprojnë si dhe për vazhdimësinë e proceseve të rëndësishme në të mirë të zhvillimit dhe forcimit të shtetit të Kosovës”. Në Lion të Francës, ishte  kënaqësi të jem në zyrën e veprimtarit dhe biznesmenit të suksesshëm, Ferat Bislimi, për të bashkëbiseduar me mërgimtarët tanë, veprimtarë e biznesmenë të dalluar, për sfidat dhe sukseset e arritura deri tani e për të vazhduar tutje, ka thënë Elmi Reçica.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: PDK refuzon kategorikisht kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të qartë se partia që …