Lushtaku: Ata që gjatë fushatës elektorale premtuan prishjen e monopoleve, harruan por krijuan monopole të reja

Deputeti i PDK-së, Mëgim Lushtaku, kërkon që të hetohet ish-qeveria Kurti për takimet me BIA-në serbe

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka hedhur akuza të ashpra sot në drejtim të ish-qeverisë Kurti. Në seancën e Kuvendit të Kosovës, Lushtaku ka kërkuar që të hetohet qeveria e kaluar, për shkak të takimeve siç ka thënë ai me zyrtarë të BIA-s serbe. “Shqetësimi im lidhet me lidhjen sekrete të ish-qeverisë Kurti me zyrtarë të qeverisë së BIA-s Serbe, konkretisht, ish-kryeministri, Haki Abazi. E kisha një pyetje, se sa i ka kushtuar blerja e postit të zëvendës-kryeministrit. Me cilat para i ka blerë ato në pozitën e kryeministrit. I bëj thirrje prokurorisë që si dëshmitarë ta thërras presidentin për takimin e Haki Abazit me zyrtarë të BIA-s. Bashkë me Luan Dalipin, janë takuar me Dejan Paviqeviqin,  që është përfaqësues i kabinetit të Gjuriqit. Po shihet qartë, se nuk kishte kujdes i veçantë por gjithçka ishte e koordinuar edhe për testet nga Serbia”, ka thënë Lushtaku. Ai e ka pyetur kryeministrin aktual, Avdullah Hoti se a është e vërtetë  se zëvendësi i tij, Goran Rakiq, i ka hequr simbolet zyrtare nga takimet me të huajt, dhe nëse një gjë e tillë qëndron, sipas Lushtakut ai duhet të shkarkohet.

Kontrolloni gjithashtu

Pas tre bllokimeve të Listës Serbe, Kryeministri ndërron narrativën dhe zbut akuzat

Tri herë brenda këtij viti Vetëvendosje inskenoi të njëjtin skenar politik: bllokimin e Listës Serbe …