Topalli: LDK dhe Vetëvendosje po i mundësojnë funksionimin qeverisë, nuk kanë projekte opozitare për të kushtëzuar atë

Deputeti i PSD-së, Faton Topalli, u zgjodh kryetar i Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, ku me këtë rast është zgjedhur kryetari i këtij komisioni. Deputeti i PSD-së, Faton Topalli, do të jetë tash e tutje kryetar i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Zëvendëskryetarja e këtij komisioni, Ganimete Musliu, deri më tash ka udhëhequr komisionin pas dorëheqjes së kryetares, Donika Kadaj Bujupi. Kryetari i Komisionit Faton Topalli, ka thënë se do të punojë me përkushtim. Do të angazhohem ta jap kontributin tim dhe do të mundohem që të tejkalojë interesat partiake, pasi interesi i përgjithshëm është më i rëndësishëm”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Sala Berisha-Shala: Albin Kurti po e përdor Albulena Haxhiun si simbol për përfitime politike

Ish-deputetja Sala Berisha-Shala ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si, sipas saj, kryeministri Albin Kurti …