https://www.facebook.com/messages/t/1259657348

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Topalli: Jam me Aidën, kundër linçimit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Topalli, i ka dalë në mbrojtje koleges së tij, Aida Dërguti, duke shkruar se nuk mund të lejohet linçimi i saj për një gabim të vetëm. Dërguti është gjendur nën breshëri kritikash për etiketimin që i ka bërë dikur shefit të saj të partisë, Albin Kurti, duke e quajtur mut.

“Ka nevojë për demokratizim, por jo për sharje, fyerje dhe linçim publik. Ka shumë çështje për të cilat duhet të diskutojmë, për demokracinë e brendshme, për mënyrën e marrjes së vendimeve apo për metodat e kundërshtimit politik, por edhe për shumë tema të tjera. Po i përcjell me shqetësim zhvillimet e brendshme. Aida Dërguti kërkoi falje, pranoi se për një moment gaboi. Gabimet janë të natyrës njerëzore. Unë e konsideroj gabim si vet Aida shprehjen e sajë. Por çfarë doni t’i bëjmë Aida Dërgutit që bëri një gabim e që një kaqadeshës nga Grupi Parlamentar u kujdes të bëhet gabimi i saj publik. Si thoni, ta linçojmë publikisht Aidën, ta fusim në gropë dhe të ia lëmë kokën jashtë dhe ta gjuajmë me gurë siç i gjuanin grat rojet e revolucionit në Iran, apo ta djegim mbi një grumbull drush siç digjeshin shtrigat në mesjetë? Kjo nuk është rruga e trajtimit të problemeve! Mes jush që shani 10 fish në shumë se Aida dhe Aidës unë jam me Aidën. Jam edhe për shkak të mendimit që mund të ma bëni edhe mua njësoj po bëra edhe një gabim të vetëm. Unë di të kundërshtoj, por di edhe të fal. Njerëzit mund edhe të gabojnë por nëse ti ja sheh atij vetëm gabimin dhe jo edhe njëmijë të mira nuk je njeri i mirë. Dashuria që të verbon nuk është dashuri racionale. Jam shumë i bindur që Albin Kurti po të ishte jashtë burgut, nuk do të ndodhte kjo sepse besoj që është më i gjerë, shumë më i gjerë se sa po tregojeni ju. Albin Kurti kurrë nuk do të reagonte si ju. Prandaj më duhet të them, zot ruaje Albin Kurtin nga Albinistat si disa prej jush”, ka shkruat Topalli.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …