Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka akuzuar Zyrën e Kryetarit për vonesa sa i përket fillimit të regjistrimit të deputetëve dhe thirrjen e seancës konstituive. Ai ka thënë se këto vonesa kryetari Thaçi i ka bërë me qëllim që t’i mundësojë koalicionit PAN sigurimin e numrave. Selimi ka treguar se janë në bisedime me LDK-në për çështje programore dhe jo për çështjen e kryeministrit. Këto komente Selimi i bëri pas procesit të regjistrimit në Kuvendin e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, u bërë thirrje Kosovës e Serbisë të angazhohen më shumë në normalizimin e marrëdhënieve
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, u bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen më shumë …