Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se koalicioni PAN e ka mbështetje e mjaftueshme për ta votuar Qeverinë dhe për ta konstituuar Kuvendin. Ai ka thënë se Qeveria nuk do të votohet të enjten por një ditë tjetër. “Ne kemi mbështetje të mjaftueshme për ta votuar qeverinë, për ta konstituuar edhe Kuvendin dhe përkushtimi ynë është që seanca e së enjten të rrjedh mirë, të rrjedh shpejt në mënyrë që të vazhdojmë me hapat e mëtutjeshëm që ta marrim mandatin dhe ta formojnë qeverinë. Nuk besoj se do të jetë votimi i Qeverisë të enjten. Por besoj që të enjten pas konstituimit të Kuvendit, zgjedhjet së kryetarit dhe nënkryetarëve dhe pastaj”, ka thënë Krasniqi sot pasi që u regjistrua si deputet.
Kontrolloni gjithashtu
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, u bërë thirrje Kosovës e Serbisë të angazhohen më shumë në normalizimin e marrëdhënieve
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, u bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen më shumë …