Deputetja, Ariana Musliu-Shoshi, deklaron se sovraniteti dhe integriteti i Kosovës nuk negociohen

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, po merr pjesë në Komisionin Parlamentar për Stabilizim-Asociim për Kosovë-BE, që po zhvillohet në Bruksel. Gjatë fjalimit të saj, ajo theksoi se sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës janë të panegociueshme, duke kërkuar që dialogu me Serbinë të fokusohet në njohjen reciproke, pa kompromise me parimet e Kosovës. Ajo gjithashtu kërkoi nga Bashkimi Evropian një hetim të plotë dhe transparent mbi sulmet e orkestruara nga Serbia në territorin e Kosovës dhe ndëshkimin e atyre që janë përgjegjës për këto akte terroriste. Deputetja, Ariana Musliu-Shoshi apeloi për mbështetje të vazhdueshme nga BE për të hequr masat ndëshkuese ndaj Kosovës dhe për të mundësuar përparimin e vendit në rrugën e integrimit evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …