Deputetja e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns ju ka bërë thirrje burokratëve të Bashkimit Evropian që t’ia heqin sanksionet Kosovës. Pas qëndrimit disa ditor në Kosovës dhe takimeve të shumta, ajo ju ka adresuar përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian, Zhozef Borell dhe presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen që t;i heqin sanksionet që i janë vënë Kosovës. “Sërish Kosova punon me komunitetin ndërkombëtarë, përkundër sulmit terrorist të orkestruar nga Beogradi. Sërish Vuçiqi refuzon. Largoni tash sanksionet ndaj Kosovës, @Josep Borrell e @Ursula von Der Leyen”, ka shkruar platformën “X” deputetja e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns.
