Bajrami: Albin Kurti i ka sakrifiku të tjerët për parimet që nuk i ka pasë kurrë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka drejtuar kritika të shumta ndaj kryeministrit, Albin Kurti. Ajo ka shkruar se Albin Kurti i ka sakrifiku të tjerët për parimet që nuk i ka pasë kurrë. “Ka sakrifiku aktivistë të LVV-së, ka shpallë tradhtarë, ka mashtru 51% të votuesve në zgjedhjet e fundit. Ia ka humbur Kosovës disa vite dhe është kthyer jo në pikën zero, por diku nën të, në minus. “Minatorët janë në grevë urie që disa ditë, disa prej tyre tanimë në spital për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore dhe a e keni dëgju Kryeministrin të thotë një fjalë për ata? Ministrin e Ekonomisë – JO. Të gjithë ne e dimë se sikur Albini të ishte në opozitë gjasat janë maksimale se ai do të ishte bashkangjitur grevës së minatorëve që disa ditë. Tani në pushtet “të majtit” janë kundër sindikatave, kundër punëtorëve të arsimit, kundër minatorëve dhe me politika populliste kundër qytetarëve të vendit. Që po thuajse tri vjet në pushtet LVV ke arritur të realizojë të vetmin gjë që ka thanë nuk do ta bëjë kurrë ”ZAJEDNICËN”. Ka shkruar deputetja, Hykmete Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Shtetasit e Kosovës dhe të Shqipërisë kanë një mbështetje të lartë për lidershipin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Shtetasit e Kosovës dhe të Shqipërisë kanë një mbështetje të lartë për lidershipin e Shteteve …