Ministria e Shëndetësisë në Gazë ka njoftuar se numri i viktimave palestineze ka arritur në mbi 8 mijë njerëz

Ministria e Shëndetësisë në Gazë ka njoftuar se numri i viktimave palestineze ka arritur në mbi 8 mijë njerëz. Kjo ministri, e cila udhëhiqet nga Hamasi ka saktësuar më tutje se 3 mijë e 300 prej tyre, janë të mitur dhe mbi 2 mijë gra. Radio Evropa e Lirë njofton se numri i viktimave që nga nisja e luftës, kalon numrin e viktimave që janë regjistruar nga Kombet e Bashkuara, madje edhe nga vlerësimet e Izraelit. Ministria e Shëndetësisë në Gazë javën e kaluar publikoi emrat dhe moshën e shumicës së viktimave të regjistruara dhe tha se disa nga trupat e pajetë ende nuk janë identifikuar.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Partia e tij nuk do të bëhet pjesë e, siç i quajti ai, lojërave politike përmes takimeve me kryeministrin Albin Kurti

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj tha se Aleanca ka ngritur çështje që lidhen me energjinë, …