Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku i ka quajtur dyfytyrësh opozitën

Pas kritikave të shumta që ia ka bërë qeverisë opozita, ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku e ka quajtur dyfytyrësh këtë të fundit.  “Dyfytyrësi e thellë opozitare. “E pranuat Asociacionin pa njohje” po na thonë të njëjtit që atë e nënshkruan dy herë dhe e ratifikuan në Kuvend. Në këmbim të asgjëje. E gjatë dhe e mundimshme do të jetë rruga për sanimin e dëmeve që ia keni shkaktuar Republikës, por nuk do të heqim dorë”, ka shkruar ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Pres një verdikt të drejtë, lufta e UÇK-së ishte luftë për çlirimin e vendit

Lideri politik i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka thënë se edhe ai, …