Ministrja, Hykmete Bajrami

Deputetja, Hykmete Bajrami, kritikon Qeverinë Kurti për bllokimin e 37.5 milionë eurove, mjete vetanake të komunave

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami përmes një postimi, ka akuzuar Ministrinë e Financave që buxhetin e planifikuar me Ligj për këtë vit e ka 3.2 miliardë euro, por sot e kësaj dite i mbanë të bllokuara 37.5 milionë euro, mjete vetanake të komunave. Deputetja, Hykmete Bajrami ka theksuar me këtë rast  se si pasojë e këtij veprimi, janë qindra projekte kapitale që komunat as nuk mund t’i iniciojnë, sepse ministri i financave, Hekuran Murati, nuk po e lejon Thesarin të alokojë mjeteve financiare, ai është fajtor për këtë shpërfillje të buxhetit të komunave.

Kontrolloni gjithashtu

Agjencia e Pyjeve të Kosovës bën thirrje për mbrojtjen e pyjeve nga zjarret

Në Kosovë vazhdon të ketë disbalncë mes sasisë së drurit që rritet dhe asaj që pritet për nevoja të ndryshme

Sot është Dita Ndërkombëtare e Pyjeve gjatë së cilës realizohen aktivitete të ndryshme për rëndësinë …