Gabriel Escobar

Gabriel Escobar: Ekziston rreziku i ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi

Emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, konsideron se ekziston rreziku i ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi. Në një intervistë për agjencinë malazeze të lajmeve, MINA, ai tha se ky rrezik ka ekzistuar gjithmonë, madje  edhe në zgjedhjet në Amerikë. Të jeni të sigurt se ata do të përpiqen të përdorin të gjitha dallimet dhe të gjitha metodat e vendosura dhe dezinformata në përpjekje për ta devijuar Malin e Zi nga rruga  europiane. Prandaj, po, më shqetësojnë zgjedhjet jo vetëm në Mal të Zi por edhe në rajon”, tha Escobar. Kushdo që e mban Malin e Zi në kursin e tij europian, kushdo që mbetet i përkushtuar ndaj detyrimeve të Malit të Zi nga anëtarësimi në NATO dhe që është aleat në luftën kundër korrupsionit, mund të presë mbështetjen e SHBA-së”. Për këtë ai i dha merita ish-presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, për të cilin tha se e udhëhoqi vendin në një rrugë shumë të mirë përmes pavarësisë kombëtare përmes anëtarësimit në NATO dhe përmes afirmimit të anëtarësimit të vendit në BE, tha mes tjerash emisari Escobar.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …