24 vjet më parë, më 22 maj të vitit 1999, forcat ushtarake e policore serbe masakruan popullatën civile, në qytetin e Vushtrrisë

24 vjet më parë, më 22 maj të vitit 1999, forcat ushtarake e policore serbe masakruan popullatën civile, në qytetin e Vushtrrisë

Më 22 maj të vitit 1999 qytetarët e Vushtrrisë, kanë përjetuar një sulm barbar nga makineria vrastare e Sllobodan Millosheviqit dhe njësitë e banditit vrastar  Arkan, i njohur për krime edhe në Kroaci dhe në Bosnje-hercegovinë. Atë ditë shumicën e qytetarëve shqiptarë ushtarët e policët  serbë i kanë larguar me forcë nga shtëpitë e tyre, dhe i kanë detyruar të grumbullohen te vendi i njohur “Te varrezat” në qytetin e Vushtrrisë. Familjet në ish rrugën “Abdullah Shabani”, tani rruga “22 Maji”, janë larguar nga shtëpitë e tyre. Mirëpo, një grup shqiptarësh prej 68 vetash, i kanë detyruar të ndalen në shtëpinë e Kahriman Pasomës. Ndërsa, të tjerët e kësaj lagjeje i kanë detyruar të shkojnë te vendi i quajtur “Te varrezat” në Vushtrri. Gjatë kësaj kohe, serbë i kanë plaçkitur qytetarët shqiptarë e pastaj i kanë ndarë në tri grupe: Gratë me fëmijë deri në moshën 15 vjet, të moshës së re dhe mesatare dhe të moshuarit.

Disa nga të grumbulluarit, rreth 1000 veta, i dërguan në sallën e sportit, ku i kanë torturuar në forma të ndryshme, dhe pastaj, disa i kanë dërguar në burgun e Smrekonicës (fshat në veri të Vushtrrisë) dhe disa të tjerë për në Shqipëri. Atë ditë qindra qytetarë janë torturuar  brutalisht në forma çnjerëzore, pastaj janë ekzekutuar të gjithë, shumica me një plumb në kokë – në ballë. Në mesin e të ekzekutuarve kishte femra dhe fëmijë të moshës 15 vjeçare, si dhe pleq e plaka.

Të vrarët në këtë masakër janë:

 

Ali (Ibrahim) Melenica (58 vjeç)

Hasan (Ibrahim) Melenica (51 vjeç)

Shaban (Ibrahim) Melenica (49 vjeç)

Nistret (Ali) Melenica (31 vjeç)

Shefki (Musli) Melenica (22 vjeç)

Ibrahim (Bajram) Zeqiri (36 vjeç)

Driton (Rifat) Murseli (27 vjeç)

Rafet (Qazim) Behrami (53 vjeç)

Burim (Rafet) Behrami (17 vjeç)

Kemajl (Tefik) Tërnava (41 vjeç)

Isak (Sylë) Maçastena (33 vjeç)

Fehmi (Ukshin) Musa (37 vjeç)

Arsim (Ismajl) Musa (20 vjeç)

Xhafer (Ramadan) Shaqiri (18 vjeç)

Rrahim (Ali) Shatrolli (43 vjeç)

Muharrem (Hamdi) Bajrami(32 vjeç)

Lulzim (Hamdi) Bajrami (27 vjeç)

Naim (Osman) Bajrami (37 vjeç)

Afrim (Osman) Bajrami (31 vjeç)

Hamit (Adem) Halili (60 vjeç)

Hilmi (Hamit) Halili (27 vjeç)

Hamdi (Ragip) Dallku (62 vjeç)

Agim (Hamdi) Dallku (26 vjeç)

Bashkim (Hamdi) Dallku (23 vjeç)

Jeton (Rifat) Vërbovci (33 vjeç)

Arsim (Hazir) Sejdiu (33 vjeç)

Zeqir (Rexhep) Kadriu (46 vjeç)

Ferki (Zeqir) Kadriu (58 vjeç)

Haki (Zeqir) Kadriu (16 vjeç)

Shahin (Xhevat) Feka (40 vjeç)

Ekrem (Jahir) Feka (30 vjeç)

Miradie (Hajzer) Feka (62 vjeç)

Bedri (Ramadan) Kutllovci (38 vjeç)

Bujar (Dibran) Krasniqi (19 vjeç)

Faik (Raif) Mulaku (57 vjeç)

Driton (Shaban) Merovci (31 vjeç)

Mensur (Ferat) Gërguri (35 vjeç)

Brahim (Rrahim) Maloku (48 vjeç)

Arian (Emurullah) Prokupla(30 vjeç)

Shahidin (Shefqet) Maxhuni(20 vjeç)

Murat (Ferat) Tiriqi (24 vjeç)

Serhat (Ferat) Tiriqi (22 vjeç)

Ahmet (Qazim ) Uka (35 vjeç)

Sekine (Qazim) Uka (24 vjeç)

Ajshe (Azem) Uka (31 vjeç)

Rrahim (Hasan) Shkreli (19 vjeç)

Bukurie (Hasan) Shkreli (16 vjeç)

Fatmir (Halim) Keqolli (26 vjeç)

Fazli (Zenel) Shabani (56 vjeç)

Idriz (Ragip) Hasani (21 vjeç)

Ramadan (Sefë) Shaqiri (50 vjeç)

Hajdin (Ramadan) Shaqiri (19 vjeç)

Besnik (Ramadan) Shaqiri (15 vjeç)

Naser (Arif) Zeka (25 vjeç)

Nexhmedin (Arif) Zeka (22 vjeç)

Agim (Arif) Zeka (20 vjeç)

Bajram (Ramadan) Meha (46 vjeç)

Ramadan (Bajram) Meha (15 vjeç)

Avdi (Hamit) Bardiqi (56 vjeç)

Rrahman (Idriz) Ferati (18 vjeç)

Zeqir (Rrahman) Zeqiri (45 vjeç)

Irfan (Ilaz) Zhilivoda (38 vjeç)

Muhamet (Ahmet) Kadriu (56 vjeç)

Muzafer (Avdulla ) Muhaxheri (42 vjeç)

Agim (Islam) Shaqiri (17 vjeç)

Bajram (Habib) Islami (38 vjeç)

Ibrahim (Habib) Islami (49 vjeç)

Bahri (Mahmut) Syla (24 vjeç)

 

Pas ekzekutimit, kufomat janë bartur me një kamion dhe i kanë  dërguar në Batajnicë të Serbisë , me qëllim që t’i humbin gjurmët e krimit. Dëshmitarët që kanë shkuar në shtëpinë ku është kryer krimi, kuptohet pasi janë larguar forcat pushtuese serbe dhe kufomat e të ekzekutuarve shqiptarë, tregojnë se kishte shumë gjurmë të gjakut nëpër mure, në dysheme dhe vende të tjera të shtëpisë së krimit. Në vitin 2015, janë kthyer eshtrat e 67 shqiptarëve të vrarë më 22 maj 1999, Ende nuk dihet fati i së zhdukurës Bukurie Shkreli.

 

Kontrolloni gjithashtu

Lideri i AKR-së, Behxhet Pacolli ka paralajmëruar marrëdhënie të shkëlqyera të Kosovës me Ganen

Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli ka përshëndetur zgjedhjen e John Mahama Dramani …